Lajmet e fundit

Agjencia e Kosovës për Forenzikë prezantoi akreditimin ndërkombëtar të tre laboratorëve të saj.
Me këtë rast, Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka fituar akreditimin me ISO 17025 për laboratorin e daktiloskopisë dhe traseologjisë, laboratorin për ekspertizë të dokumenteve dhe laboratorin e balistikës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, theksoi se Agjencia e Kosovës për Forenzikë, po shënon një ditë të rëndësishme drejt profesionalizmit, ngritjes së cilësisë së zhvillimeve forenzike dhe për këtë falënderoi qeverinë e Turqisë, organizatën turke për bashkëpunim ndërkombëtarë, TIKA dhe misionin e OSBE-së.
Ndërsa kryeshefi i AKF-së, Blerim Olluri, vuri në dukje se zhvillimi i hovshëm i shkencës, ka bërë të mundur integrimin e metodave shkencore në hetimin, në zbulimin dhe parandalimin e veprave penale, si mbështetje me rëndësi vendimtare, duke i ofruar gjyqësorit konkluzione të bazuara në të dhëna shkencore, transmeton Klan Kosova.