Lajmet e fundit

Aleanca Kosova e Re i ka vlerësuar si të papranueshme siç ka thënë "presionet dhe shantazhet që po bëhen ndaj aktivistëve të saj"
"Do të ishte normale nëse bëhen lëvizje të njerëzve nga një parti në tjetrën, por është e papranueshme që këto lëvizje të nxiten nga shantazhe direkte ( duke premtuar e kërcënuar) nga krerët e lartë të institucioneve".
"Kosova është tepër e vogël që të rajonizohet sipas interesave të individëve të caktuar. Kjo përveç se është e jashtëligjshme, i shërben edhe ndarjes apo rajonizimit të Kosovës.
Aleanca Kosova e Re është parti e gjithë Kosovës dhe parti e të gjitha gjeneratave", thuhet në një reagim të subjektit politik të Behgjet Pacollit, transmeton Klan Kosova.