Lajmet e fundit

Për nder të 12 gushtit, Ditës Botërore të Rinisë të shpallur nga Kombet e Bashkuara, Aleanca Kosova e Re të premten ka mbajtur konferencë me panelistë, në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale të të rinjve në Kosovë.
AKR bën me dije se në konferencën me temë “Rinia-forcë për avancim politik, ekonomik dhe social”, të pranishëm ishin ekspertë te politikave rinore, përfaqësueses të shoqërisë civile si dhe mysafirë të tjerë të cilët veprojnë në këtë fushë.
Pas përfundimit të debatit nga panelistët, u bë identifikimi i problemeve më të theksuara për rininë, si dhe u nxjerrën disa rekomandime për lehtësimin e këtyre problemeve.