Lajmet e fundit

Aleanca Kosova e Re dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta kenë një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale në Mitrovicë.
Lajmin për veriu.info e ka konfirmuar Faruk Mujka, nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe kryetar i Qendrës së Vetëvendosjes.
“Parimisht jemi pajtuar që në zgjedhjet e ardhshme lokale, të garojmë me një kandidat të përbashkët për kryetar”.
“Deri te kjo marrëveshje ka ardhur falë besueshmërisë që kemi krijuar edhe gjatë kohës sa kemi qenë në opozitë, por edhe tash gjatë bashkëqeverisjes në ekzekutiv, ku kemi pas dakordancë të plotë në të gjitha çështjet kryesore”.