Lajmet e fundit

Producenti dhe këngëtari i njohur Akon kur nuk është duke prodhuar muzikë, ëshë i zënë duke ofruar opsione të qëndrueshme të jetesës për njerëzit e vendeve afrikane.
Ai e ka nisur një iniciativë për t’i furnizuar me energji elektike 600 milionë afrikanë.
Sipas kompanisë së këngëtarit Akon Lighting Africa, qëllimi i akademisë është t’i mësojë njerëzit se si ta prodhojnë dhe mirëmbajnë energjinë elektrike të prodhuar nga solarët.
Sipas përfaqësuesve të këngëtarit, shfrytëzimi i këtyre resurseve natyrale do të jetë me vlerë në këtë kontinent i cili gjatë vitit ka 320 ditë me diell.
Organizata po ashtu shpreson se me këtë iniciativë do të krijojë edhe vende të reja të punës.