Lajmet e fundit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e plotësuar nga zyrtarët shtetërorë, ku kanë treguar pasuritë e tyre të luajtshme, të paluajtshme, paratë e gatshme, të ardhurat mujore dhe detaje të tjera financiare.
Këtu mungon i pari i qeverisë, Ramush Haradinaj, e disa nga ministrat e zëvendëskryeministrat e kësaj qeverie.
Lidhur me këtë, Agron Behrami, shef i divizionit për pasuri në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka bërë të ditur për Klan Kosovën se disa nga të dhënat ende nuk janë azhornuar. Si pasojë e disa problemeve teknike nuk janë publikuar të gjitha deklarimet e zyrtarëve shtetëror.
Deri më tani kanë ngelur pa u publikuar formularët e dy zëvendëskryeministrave Dardan Gashi, i cili është edhe Ministër i Diasporës dhe Behgjet Pacolli, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Albena Reshitaj dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, gjithashtu janë në mesin e krerëve shtetëror që nuk janë në listat e publikuara të AKK-së. Pasurinë s’e ka të deklaruar as Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ndonëse ky u emërua pasi ka përfunduar afati i deklarimeve.
Deklarimet e pasurisë të publikuara deri më tani për secilin ministër veç e veç dhe çdo gjë që kanë deklaruar mund t’i gjeni në linkun më poshtë.
http://klankosova.tv/milionat-e-ministrave-ja-sa-para-kane-secili-prej-tyre-dokument/