Lajmet e fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se u ka bërë ftesë kolegëve të tij nga opozita, Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limajt të NISMA-s, që të bashkohen sërish në kauzën e përbashkët kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, raporton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, ku i quajti “derra”, kryeministrin Isa Mustafa, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se po bënte analogji nga libri “Ferma e Kafshëve” të autorit George Orwell.
“I kam thirrur në telefon Ramushin e Fatmirin, por ata s’kanë dashur të bashkohemi”, ka deklaruar Ymeri.