Xhudisti Akil Gjakova, e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.
Rundin e pare, ai e kaloi pa luftë, derisa të dytin pati punë me rumunin, Ioan Dzitac.
Në këtë përballje, Gjakova pati vështirësi, teksa iu deshën vazhdimet për ta mposhtur me waza-ari rumunin, transmeton Klankosova.tv.
Në raundin tjetër, xhudisti kosovar do të përballet me brazilianin, Daniel Cargnin.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.