Lajmet e fundit

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është dorëzuar në Polici të Kosovës këtë të martë.
Siç merr vesh Klankosova.tv, Gjakova është paraqitur në kufi, teksa është duke u dërguar për në stacion policor të Pejës.
Përndryshe, ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi ishte jashtë vendit.
Ai është duke u akuzuar për “dhunë në familje”.
Të martën në mbrëmje ka reaguar edhe Federata e Xhudos së Kosovës, duke thënë se besojnë në pafajësinë e tij. /Klankosova.tv.