Lajmet e fundit

Anëtarët e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencisë janë mbledhur gjatë ditës së sotme.
Ata ishin mbledhur për të parë se a e kanë realizuar planin e punës në këtë trup parlamentar derisa nënkryetarja Duda Balje ka thënë se ai është përmbushur gati në tërësi për 6 mujorin e parë, derisa janë bërë vizita nëpër drejtori rajonale të AKI-së e janë dëgjuar raportimet e shefave të këtij institucioni.
Zbatimi i Ligji për Klasifikimin e Informacionit dhe Verifikimin e Sigurisë ka mbetur pa u monitoruar ndërkohë që ligji pritet që shumë shpejtë të ndryshohet, bile me 1 korrik Qeveria ka themeluar edhe komisionin për këtë çështje, njofton Klan Kosova.
Kronikë nga Dibran Istrefi.