Lajmet e fundit

Është vendi me informacionet më të ndjeshme në vend, njofton Klan Kosova.
Andaj dhe puna e identiteti i personave që punojnë brenda agjencisë kosovare për inteligjencë mbetet sekrete.
Të vetmit zyrtarë të saj që emrat i kamë publik është ai i drejtorit që është Shpend Maxhuni, zv. drejtorit e kryeinspektorit.
Këtë postin e fundit mban Shkelzen Sopjani, por atij i ka kaluar mandati më 26 shkurt të këtij viti. Derisa pozita e zv. drejtorit ka mbetur e zbrazët që nga 4 gushti i vitit të kaluar kur u shkarkua Latif Merovci. Sipas ligjit për AKI-në, në këtë post do duhej të zgjidhej dikush brenda 20 ditësh.
Por, sipas anëtares së komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e kësaj agjencie, Xhevahire Izmaku, kjo nuk është se shkakton shumë telashe.