Lajmet e fundit

Në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë të enjten drejtori i AKI, Kreshnik Gashi dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama kanë nënshkruar memorandumine bashkëpunimit ndërmjet të dyja institucioneve.
"Ky memorandum përbën avancim dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor".
"Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë memorandum përfshinë aspekte të fushës së sigurisë, gjegjësisht shkëmbimin e informacioneve për kërcënimet dhe rreziqet ndaj vendit tonë, si dhe rritë mbështetjen e ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare dhe më gjerë", bën të ditur AKI, transmeton Klan Kosova.