Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka shprehur kundërshtimin karshi veprimeve që sic i kanë quajtura ata të papranueshme të sistemit të drejtësisë, që nuk po e lejon përcjelljen e seancave gjyqësore.
AKG-ja përmes një reagimi, thotë se është shqetësuar me mbylljen e dy seancave Gjyqësore, atë të rastit Mekaj dhe Stenta dhe se kërkon transparencë.
“AGK-ja ditë më parë kishte kërkuar nga gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës Shasivar Hoti të rishikojë vendimin e tij për mbylljen për publikun dhe mediat të gjykimit në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës se Apelit Salih Mekaj. Porse sot është dëshmuar se ky institucion nuk është i interesuar që të respektojë parimet për transparencë”, thuhet në reagimin e AGK-së, transmeton Klan Kosova.
Ky Asociacion, iu bën thirrje të dy gjykatësve të rasteve në fjalë si dhe Gjykatës Themelore që të ndërmarrin veprime të menjëhershme duke garantuar transparencë në drejtësi.