Lajmet e fundit

Gjendja ekonomike në vend është duku u vështirësuar, prodhuesit janë duke u dobësuar çdo ditë e më shumë, kjo për shkak të mos reformimit të politikave fiskale të proklamuara por jo të realizuara në praktikë.
Kështu u shprehen përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit,në një konferencë për media.
Me këtë rast, kreu i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se ky vit do të karakterizohet me një tkurrje ekonomike dhe pakënaqësi sociale e që kjo do të reflektohet tek qytetarët, bizneset por edhe tek agjencionet që kanë për të mbledhur taksa për të mbushur buxhetin e Kosovës.