Lajmet e fundit

Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishin të parët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
E sakrifica e tyre është nderuar në Prishtinë 19 vjet më pas, njofton Klan Kosova.
Në akadaminë përkujtomore për këta tre të rënë ishin shumë bashkëluftëtarë të tyre, mirëpo aty nuk u pa i pranishëm ish komandanti, Rrustem Mustafa.
Edhe pse kjo akademi u mbajt nën përkujdesjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahemtit, ai nuk ishte i pranishëm aty.
Të pranishëm nuk ishin as liderët e partive politike ndonëse disa prej tyre ishin të ftuar.
Kronikë Klan Kosova.