Lajmet e fundit

Qyteti rus Belgorod afër Ukrainës u dridh mbrëmjen e së enjtes.
Një raketë ra në vendbanimin me 400 mijë banorë të cilët besuan në fillim se u sulmuan nga ushtria e Volodymyr Zelesnkyt.
Por, në fakt ishin vetë forcat ajrore ruse që aksidentalisht lëshuan mjetin shpërthyes duke lënduar tre nga qytetarët e vetë.
Fluturimet ushtarake mbi qytet u bën shqetësim i madh për banorët.
"Ishte një goditje e papritur, unë kërceva ,dhe dola me vrap, kur pash të afërmit e mi të gjithë ishte shtrirë përtokë " deklaroi Svetlana Popova, banore në Belgorod
Pos të lënduarve nga ky sulm kjo shkaktoi traumë të rëndë tek të moshuarit.
Një grua e moshuar u sëmur, presioni i gjakut u rrit shumë. Ajo u shtrua në spital dhe tani ndodhet nën mbikëqyrjen mjekësore. Faleminderit Zotit nuk ka të vdekur" tha Vyacheslav Gladkov, Guvernatori rajonal i Belgorodit
Menjëherë pas shpërthimit, komentatorët rusë dhe blogerët ushtarakë shpiken shumë teori se çfarë arme kishte përdorur Ukraina për sulmin. Shumë nga ta kërkuan një ndëshkim e hakmarrje.
Megjithatë një orë më vonë, Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një armë e hedhur aksidentalisht nga një prej bombarduesve të saj Su-34.