Lajmet e fundit

Njëra ndër vajzat më të bukura të Hollywood’it, i ka thënë “bye bye” beqarisë.
Aktorja amerikane Amanda Seyfried, është fejuar me Thomas Sadoskin, pas gjashtë muajsh lidhje.
Çifti i lumtur që për herë të parë ishin takuar në mars të këtij viti, e kanë konfirmuar lajmin për revistën amerikane US Weekly, transmeton Klan Kosova.
Një burim i afërt i çiftit ka thënë për këtë revistë: “Tommy dhe Amanda së fundmi janë fejuar dhe këtë lajm e kanë ndarë me miqtë e familjarët e tyre”.
30 vjeçarja Amanda dhe 40 vjeçari Thomas, kishin filluar të takoheshin pas xhirimeve të filmit komedi “The Last Word”, që do ta ketë premierën gjatë këtij viti.
