Lajmet e fundit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar si metaforë legjitime komentin e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili ditë më parë tha që “të mos urinoni para klubit ku doni të futeni” e që u cilësua si kritikë ndaj qeverisë kosovare dhe raportit me organizatat të cilave ajo po do që t’iu bashkohet.
“Ajo është metaforë legjitime. Metaforë e pranueshme pa asnjë problem. Kemi raste krejtve kur i kanë thanë për në Çipro, po ia harroj emrin presidentit të kohës, [Xhimi] Karteri, kur ka folë edhe 100 herë ma flliqtë se këtu se nuk ma nxjerr goja, kur ka thanë duhet me e vetë parlamentin kur ka qenë konflikt me Turqinë. ‘Na t’u dhanë miliarda, ti po më kallëzon mu’”, ka thënë Hasani te DPT Te Fidani.
“Gjeopolitika nuk shkon me ato. Ai të ka thënë ma së pari si aleat, prej zemrës së plastë, unë qeshtu e kam lexu. E dyta, ka tregu në mënyrë metaforike seriozitetin e pozitës të cilën ne e kemi futë veten”.