Lajmet e fundit

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu i ka dalë në mbrojtje Aida Dërgutit nga Lëvizja Vetëvendosje.
"Aida ,unë jam e sigurtë se ajo që pamë e dëgjuam nuk e pasqyron karakterin ,përkushtimin dhe zërin tuaj atdhetar dje dhe sot ,prandaj jam me Ty.J am kundër linçimit tënd sepse tek e fundit të gjithë jemi njerëz. Të gjithë gabojmë,kush më shumë e kush më pak" ka shkruar ajo në Facebook.
Kjo deklaratë e saj erdhi pas reagimeve të shumta ndaj Dërgutit e cila e quajti m*** ish-kreun e lëvizjes njëherit deputetin, Albin Kurti, transmeton Klan Kosova.