Lajmet e fundit

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti është takuar sonte me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Dërguti e ka publikuar nj fotografi së bashku me Haradinajn, duke treguar se sonte gjendet të Strasburg të Francës, njofton Klan Kosova.
“Sonte ne Strasburg #meRamushin”, është shkrimi që e ka përcjellur fotografinë e saj.
Haradinaj po qëndron në paraburgim në Francë, pasi me 4 janar është arrestuar nga autoritetet franceze bazuar në një flet-arrest të Serbisë.
