08.12.2017 · përditësuar para 3158 dite1 min lexim
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Aida Dërguti, e ka quajtur bashkëpartiakun e saj, Albin Kurtin, me një term ofendues, në një bisedë private me disa deputetë të tjerë të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.
Në një grup privat në rrjetin Viber, Dërguati, duke folur për arrestimin e fundit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi pyet: “A atë mutin?”, duke iu referuar arrestimit të Albin Kurtit.
Në këtë bisedë shihet se janë të përfshirë edhe ish-sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj dhe deputetët, Dukagjin Gorani e Albulena Haxhiu.
Klan Kosova nga burime brenda Vetëvendosjes mëson se problemi mes deputetes Dërguti e themeluesit të kësaj partie, Albin Kurti, ka nisur tash e një vjet më parë.
Gjithashtu, Klani mëson se Kurti kishte dashur që Dërguti të kandidonte për kryetare të Vushtrrisë, por ajo kishte pranuar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.