Lajmet e fundit

Nga sot në Prishtinë është hapur Panairin Veror i Ndërmarrësisë “Rajoni Qendër”, organizuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal .
Këtë panair sot e vizitoi edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shefi i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock, si dhe zyrtarë tjerë qeveritar dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare.
“Bujqësia është prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës dhe faktor shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, sektor ky i cili ofron mundësi të mëdha punësimi”, ka thënë z Januzi.
Ai gjithashtu theksoi se MBPZHR-ja ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë në masë të madhe në zhvillimin e qindra fermave dhe bizneseve përpunuese, transmeton Klan Kosova.