Lajmet e fundit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se të gjithë janë fitimtarë me arritjen e marrëveshjes për tejkalimin e krizës në Maqedoni.
Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka vlerësuar se marrëveshja ka për qëllim trajtimin e shumë temave të rëndësishme që kanë të bëjnë me zbatimin e reformave në të gjitha fushat.
“Kjo marrëveshje kontribuon në paqësimin e situatës në vend. Është një e arritur e madhe e partive politike me të cilën do të trajtohen shumë tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me zbatimin e reformave në të gjitha fushat. Mar”, ka deklaruar Ahmeti, duke shtuar se marrëveshja do të zbatohet në përpikëri.