Lajmet e fundit

Kryetari aktual dhe kandidati i sërishëm për kryeqytetin nga Vetëvendosja, Shpend Ahmeti ka folur për sigurimet shëndetësore.
“Edhe kësaj radhe nuk është duke u bërë punë e mirë, është hera e tretë që po e shtymë, do të duhej të fillonte më 1 korrik që qytetarët të paguajnë një pjesë dhe një pjesë punëdhënësi”.
“Ka qenë ideja që një vit të paguhet e mos të merret asnjë shërbim që të krijohet një fond por Banka Botërore insistoi që të shtyhet sepse nuk jemi gati si Kosovë”.
“Do të jetë presion i madh nëse qytetarët paguajnë e nuk ofrohen shërbimet”.
“Prandaj them se nuk ja dëshiroj askujt që të jetë kryeministër sepse problemet janë shumë të mëdha”.
“Shëndetësia është shumë e rëndësishme, ndoshta për shkak të natyrës social-demokrate dhe ndoshta do ta kishim si prioritet, por nuk e di a do ta ketë kjo Qeveri”.
Ahmeti ka folur në “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova edhe për atë që ai i quan si arritje në fushën e shëndetësisë gjatë qeverisjes së tij në Prishtinë.
“Sa i përket shëndetit publik, jemi e vetmja komunë që bëjmë vizita sistematike të fëmijëve nëpër shkolla, çdo vit kontrollohen 10.00 fëmijë që i bie se për katër vjet secili fëmijë në Prishtinë është kontrolluar së paku një herë”.
“Sivjet kemi zbuluar mbi 50 fëmijë me sëmundje në zemër dhe që janë jetë shpëtuese e deri tek problemet e tjera. Vitin e kaluar, shëndetin oral e kemi pasur si problematikë prandaj kemi investuar në stomatologji dhe jemi dukshëm më mirë. Këtë vit problem kemi obezitetin dhe duhet të shohim mundësitë që të intervenojmë në këtë”.