Lajmet e fundit

Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës, duke komentuar mbi shkarkimin e rektorit aktual të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu nga kjo pozitë, ka thënë se ai i vetëm s’mund të luftojë i vetëm kundër krimit që e ka kapluar Kosovën.
“Disa ditë pas mbështetjes publike nga Kryeministri, rektori shkarkohet me 6 vota për. (Duke përfshirë një përfaqësuese të emëruar nga qeveria???-ende e paverifikuar). Tash duhet ta kuptojmë që nuk mjaftojnë individët si rektori për të luftuar padrejtësitë e krimin. Nevojitet bashkimi i qytetarëve jo vetëm për këtë institucion, por për ta shpëtuar Kosovën”, ka thënë Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Ata që ja duan të mirën Kosovës nuk bën të ndahen në politik e jo politik, në shoqëri civile e jo civile. Bashkimi është i domosdoshëm e ndryshimi do të jetë i pashmangshëm”.