Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për konferencën për media të kryeministrit Isa Mustafa si dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plot të Ahmetit:
“Konferenca e Mustafes Thaqit dukej si me qene e planifikuar perpara por me skenar te dhunës.
Mijëra qytetarë protestuan në mënyrë paqësore, por konferenca u mbajt si e planifikuar më herët dhe ata dukeshin në panikë duke fol për mandat e për dhunë.
Një minister që i quan qyqana qytetarët sepse nuk ja mësyen ndërtesave tregon se ai po e don dhunën.
Ç'ështe kjo qeveri pos e delegjitimuar?”, ka shkruar Ahmeti.