Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se lufta kundër kancerit mund të fitohet, njofton Klan Kosova.
Ahmeti ka falënderuar organizatën "Jeta Vita" për organizimin vjetor të ecjes kundër kancerit të gjirit, e cila është mbajtur sot në Prishtinë, ku pjesë e saj ishte edhe vetë kryetari.
"Lufta kundër kancerit mund të fitohet. Gjasat janë shumëfish më të mëdha kur kanceri i gjirit zbulohet herët. Komuna e Prishtinës mundëson kontrollim shumë të lehtë në QKMF afër ish bankes së Lublanes dhe në QMF numër 5.
Në dy vitet e fundit numri i mamografive në këto dy qendra është shtuar shumë por duhet që të insistojmë edhe më shumë. 10 minuta kontrollë mund të ju shtojnë më shumë se dhjetë vite jetë.
Falenderoj organizaten Jeta Vita për organizimin vjetor të ecjes kundër kancerit të gjirit".