Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka inauguruar parkun ku do të kenë mundësi shumë çifte që të kurorëzohen, njofton Klan Kosova.
Ai ka bërë me dije se përveç 10 çifteve që u kurorëzuan këtë të hënë, do të kenë mundësi të mbjellin pemët e tyre edhe shumë të sapo kurorëzuar të tjerë.
Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kërkoi edhe nga bizneset tjera kosovare që të mbështesin këso aktivitete.
Përderisa çiftet kurorëzoheshin e mbillnin pemët e tyre, të rinjtë e PDK-së zhvilluan një aksion pikërisht kundër të parit të Prishtinës.
Madje, për të rinjtë e PDK-së, ky aktivitet është krejt i kotë.
Kronikë nga Arbëresha Fazliu