Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine po debatohet rreth mundësisë së zgjedhjes së Hashim Thaçit president dhe pasojat nëse ai nuk do të zgjidhet.
Arben Ahmeti- kryeredaktor i TV Dukagjinit dhe Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol po diskutojnë skenarët e mundshëm për postin e të parit të shtetit.
Ahmeti ka theksuar se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk do të bëhet president dhe me 7 prill ka gjasa të ndodhë përmbysja e shtetit.
“Përmbajtja e votave brenda parlamentit nuk e ndryshon Qeverinë edhe PDK-LDK kanë votat por nuk do ta bëjnë presidentin.”
“Ne rrezikojmë që me 7 prill të jemi shtet i përmbysur, dështimi për të zgjedhur presidentin e ri një muaj për para shpërbën Kuvendin dhe me 7 mars do të kemi shpërbërje të Kuvendit dhe me 7 Prill nuk do të zgjidhet Thaçi president,” është shprehur Ahmeti, njofton Klan Kosova.
Kryeredaktori i TV Dukagjinit ka theksuar se Thaçi nuk do zgjidhet president nga bufeja e Kuvendit.
“Është iluzionare që të pretendohet që do të zgjidhet Thaçi president me 7 prill. Zoti Thaçi nuk është në derexhe të zgjidhet president në bufe të Parlamentit. Nuk konsideroj logjike ta shoh Thaçin president të bufesë së Parlamentit.”
“Thaçi do ta luajë lojën deri në fund dhe nuk besoj që PDK-ja do ja dhuroj një fitore të madhe të LDK-së,” ka thënë Ahmeti, njofton Klan Kosova.