Lajmet e fundit

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tashmë gjendet në tribunat e stadiumit të Prishtinës për ta përcjellur lojën në mes Prishtinës dhe Dritës.
“Gati për finale. Forca Prishtina”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook, derisa lojën do ta përcjellë së bashku me fëmijët e tij.
Drita dhe Prishtina do të përballen sot në finalen e Kupës së Kosovës, me fillim nga ora 16:00, njofton Klan Kosova.
Pranimi i Kosovës në UEFA do të thotë që fituesi i kësaj gare e merr të drejtën e të qenit pjesë e kualifikimeve për Ligën e Europës.
Kjo është edhe arsyeja kryesore pse kjo finale e Kupës pritet të jetë më interesantja e luajtur ndonjëherë në vend.