Lajmet e fundit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me përputhshmërinë e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës.
Ai ka thënë se deputetët që e kanë ndalur dhe bllokuar marrëveshjen po del të kenë pasur të drejtë, njofton Klan Kosova.
Krejt në fund Ahmeti ka thënë se "dorëheqja nuk është e mjaftueshme".
"Asociacioni në kundërshtim me Kushtetutën. Ata deputetë që e kanë ndalë me çdo kusht kanë pas të drejtë sepse paskan qenë në mbrojtje të kushtetutës. Ata janë sot në burg e kriminelët e korruptuar jashtë.
Dorëheqja nuk mjafton!"