Lajmet e fundit

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Marrëveshja për Stabilizim Asociim, është kontrata e Kosovës për tu integruar në Bashkimin Europian.
Këtë deklaratë Ahmetaj e ka dhënë para panelit të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim dhe Këshillit të Stabilizim Asociimit, ku është diskutuar për liberalizimin e vizave dhe zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave.
“Ekipi i veçantë për luftë kundër korrupsionit ka shenjëzuar 34 raste dhe ka ngritur 26 aktakuza. Njëkohësisht, jemi në proces të rekrutimit të 61 gjyqtarëve dhe rritjes së kapaciteteve në kuadër të Prokurorisë Speciale”, ka thënë Ahmetaj, e cila thotë se është bërë progres i dukshëm në përmbushjen e kritereve për liberalizim, ku përfshihet edhe korrupsioni.