Lajmet e fundit

Menaxheri i Trepçës Ahmet Tmava ka thënë se minatorët e Trepçës nuk kanë hyrë në grevë.
“Minatorët nuk kanë hyrë në grevë, ata e kanë pasur një takim informues për gjendjen dhe tash janë shpërndarë”, ka thënë Tmava për Klan Kosovën.
“Ata po e vazhdojnë punën normalisht”.
Tmava ka treguar se minatorët kanë pasur edhe një kërkesë për pagesën e trustit pensional, njofton Klan Kosova.
“Ata kanë kërkuar t`ju bëhen pagesat e trustit pensional dhe këtë çështje është duke e shqyrtuar komisioni i financave në Trepçë”.
Më herët gjatë ditës është raportuar se minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë, shkaku i mospagesës së kontributeve të punëtorëve.