Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës është duke u diskutuar për vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se ka rezerva nga ana e deputetëve ndërsa ka treguar se AAK janë kundër vazhdimit të mandatit të EULEX-it.
“Ka pasur shumë kritika edhe për UNMIK-un, për dobësinë e funksionimit të rendit dhe ligjit”.
“EULEX-i po ashtu ka treguar dobësi te brendshme sepse ka pasur raste të korrupsionit dhe është parë që është një mision që nuk ka treguar efikasitet të mjaftueshëm”.
Sipas tij, fakti se është vazhduar misioni i EULEX-it në Kosovë ndërlidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me (mos)punën e Kuvendit të Kosovës.
“Dobësia ka qenë te institucionet e Kosovës pasi në dy qeveritë e kaluara kjo mënyrë e sjelljes së Qeverisë ka bërë që të detyrohen të vazhdohet mandati i EULEX-it”.
“Nuk ka gatishmëri politike në Kosovë për të fuqizuar drejtësinë në Kosovë”.