Lajmet e fundit

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu do të arrijë sot për një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës do zhvillojë takime me zyrtarë shtetërorë serbë.
Siç bëhet e ditur nga Qeveria e Serbisë, shefi i qeverisë turke do të takohet me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq .
Atë do ta pres në takim edhe kryekuvendarja e Serbisë, Maja Gojkoviq.
Poashtu, sot në Beograd do të mbahet, edhe forumi serbo-turk i biznesit, i cili do t'i prezantojë mundësitë për kompanitë turke që të investojnë në Serbi.
Ngjarja do të mbahet nën patronazhin e Halkbanke të Beogradit në bashkëpunim me Dhomën Serbe të Tregtisë, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.