Lajmet e fundit

Christina Aguilera e ka shfaqur pamjen e saj të re me flokë të kuqe gjatë paraqitjes në emisionin Jimmy Kimmel Live në Los Angeles.
Këngëtarja 35 vjeçare e ka performuar live këngën e saj të re “Change”, e cila i dedikohet gjithë atyre që janë prekur nga tragjedia e tmerrshme e ndodhur në Orlando.
Ajo ka deklaruar se me krenari do t’i dhurojë të gjitha të ardhurat e kësaj kënge për tre muajt e ardhshëm fondit National Compassion, kështu duke ndihmuar në mënyre direkte viktimat dhe familjarët e tragjedisë, transmeton Klan Kosova.