Lajmet e fundit
Promovimi i albumit të parë do të mbahet me datën 05 Qershor 2015, në ora 20:00 në Teatrin Asim Vokshi në Gjakovë.

Kitaristi Agron Peni ka nënshkruar marrevëshjen me një kompani të njohur spanjolle për të lansuar krijimet e tij muzikore në mbarë botën.
Kjo kompani e njohur me emrin Publimaster ka nxjerr në treg shumë albume të njohura me emrin Andalucia Flamenco Chill dhe tani zgjon interesimin e madh për këtë stil të veçantë të Penit për ta promovuar muzikën e tij në 240 shtete të botës.
Peni tani sapo ka realizuar albumin e parë personal me krijime origjinale të tij.Ky album do të promovohet nëpërmjet një koncerti të madh në teatrin e qytetit të Gjakovës.