Lajmet e fundit

Aktorja amerikane, Dianna Agron, ka një shije të hollë sa i përket stilit të veshjes.
Agron i kushton rëndësi veshjes jo vetëm me paraqitjet në tepihun e kuq, por edhe në përditshmërinë e saj, transmeton Klan Kosova.
Aktorja është fotografuar të premtën me të dashurin e saj, muzikantin Winston Marshall.
29 vjeçarja kishte të veshur një fustan të gjatë me lule të kaltërta.
Si duket asaj i pëlqejnë shumë rrobat që për motive kanë lulet.
Disa javë më parë kur është fotografuar në New York, ajo kishte të veshur një fustan të zi me trëndafila.
Madje edhe gjatë javës së modës në New York, ajo në tepihun e kuq u paraqit me një fustan të kuq me lule.