30.12.2017 · përditësuar para 3136 dite1 min lexim
Drejtori i kompanisë Vala, Agron Mustafa, është sulmuar sot nga dy persona.
Ai ka thënë se i njeh kush janë sulmuesit.
Rasti ka ndodhur në një lokal në Prishtinë dhe Mustafa thotë se sulmuesit janë dy policë.
“Ka qenë Nazim Sahiti dhe polici tjetër i njohur si Tarkani”, tha deklaruar Mustafa për portalin Insajderi.
Ndërsa policia e ka konfirmuar rrahjen për Klan Kosovën, por që nuk ka konfirmuar edhe nëse personat e përfshirë në përleshje kanë qenë policë.
“Rreth orës 13:00 në rrugën “Enver Zymberi” ka ndodhur një përleshje ku kane qenë të përfshirë katër persona. Të njëjti aktualisht janë në stacion policor duke u intervistuar”, ka deklaruar për Klanin, Flora Ahmeti nga policia e Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.