Lajmet e fundit

Shoqëria Agonset shpk, e cila ka në pronësi televizionin Agon Channel është paditur nga kompania private C.CS OFFICE shpk për mospagimin e 17 faturave tatimore.
Shoqëria në fjalë shet kompjutera dhe materiale të ndryshme kancelarike, ndaj ka gjasa që blerjet në fjalë të jenë bërë për pajisje të nevojshme për televizionin.
Në këtë mënyrë, pas kallzimeve penale të ngritura nga Prokuroria ndaj pronarit të Agon Channel Francesco Becchetti për mospagim taksash në vlera të konsiderueshme dhe falsifikim dokumentash, italiani do të përballet në një betejë ligjore edhe me një sipërmarrës privat shqiptar.
Ndërkohë Becchetti e ka çuar përpara arbitrazhit ndërkombëtar Shqipërinë, për disa nga çështjet në të cilat është në konflikt me shtetin tonë.
Ja Detajet e çështjes civile Nr. 5579:
Gjykata e shkallës së parë
Nr. i Çështjes: 5579
Dt. e regjistrimit: 10.07.2015
Paditesit: Shoqeria “C.C.S OFFICE” shpk
Te paditurit: Agonset shpk
Lloji i Çështjes: Urdher Ekzekutimi
Baza Ligjore: Neni 510 – 526
Objekti: Leshimin e urdhrit te ekzekutimit per titullujt ekzekutiv faturat tatimore shitje me Numra fature: Faturat Nr.1l232 date 19.06.2014 : Nr.11242 date 19.06.2014 Nr.l1833 date 25.07.2014.: Nr.l1847 date 25.07.2014: Nr13206 date 10.10.2014 : Nr.l3209 date 10.10.2014 : Nr.13841 date 07.11.2014: Nr.14055 date 18.11.2014: Nr.14203 date 25.11.2014: Nr.14401 date 05.12.2014 : Nr.14403 date 05.12.2014: Nr.14653 date 17.12.2014: Nr.15005 date 08.01.2015 : Nr.15055 date 09.01.2015 : Nr.l5085 date 12.01.2015 : Nr.16826 date 03.04.2015 : Nr.l6859 date 07.04.2015
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Majlinda Dogga