Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja udhëheqës.
Në këtë kuvend ku morën pjesë 279 votues me 125 vota për kryetar i ri i AGK-së u zgjodh Shkëlqim Hysenaj nga "Zëri".
“Kundërkandidat për kryetar të bordit ka qenë Shkumbin Ahmetxhekaj i cili mori 100 vota si dhe Enis Veliu që fitoi 51 vota, ndërsa katër vota ishin të pavlefshme”,thuhet në njoftimin e AGK-së.
Në këtë kuvend janë zgjedhur edhe tetë anëtarët e rinj të bordit të cilët janë: Besjana Krasniqi - RTV 21, Beadin Syla – Zëri,
Dardan Hoti, Arsim Halili – RTK, Majlinda Aliu – RTK, Taulant Qenaj – KTV, Fidan Rama - RTV Dukagjini, Valdrin Krasniqi - Tribuna.
Në këtë kuvend janë bërë edhe disa ndryshime në Statutin e AGK-së. Anëtarët e rinj të këtij bordi do të kenë mandat trevjeçar.