Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë sot kuvendin e jashtëzakonshëm për zgjedhjen e Kryetarit të bordit dhe anëtarëve të bordit të AGK-së.
AGK inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetari / gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve.
Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i përbërë nga: Arsim Halili, Beadin Syla, Besiana Krasniqi, Dardan Hoti, Fidan Rama, Majlinda Aliu, Taulant Qenaj, Valdrin Krasniqi ditë më parë kishte dhënë dorëheqje unanime për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme të AGK-së.