Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një telegrami ngushëllimi kanë bërë të ditur se kanë pranuar sot me pikëllim dhe dhembje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi.
AGK ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve gazetarë dhe njëherit lutet që kjo dhimbje të përballohet sa më lehtë, transmeton Klan Kosova.
Gazetari, publicisti dhe redaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmedi ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit pas një sëmundje të rëndë.