Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës më pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të ish-gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.
“Ish-gazetari Rexhepi do të kujtohet gjithmonë si një profesionist i vërtetë i gazetarisë dhe ekspert i fushës së ekonomisë, dhe se vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë” thuhet në kumtesën e AGK-së, përcjell Klan Kosova.
Në këtë komunikatë është dhënë një biografi e shkurtër e Ibrahim Rexhepit.
“Ibrahim Rexhepi u lind në Slivovë të Ferizajt. Ai studioi në Fakultetin e atëhershëm ekonomiko – juridik të Universitetit të Prishtinës. Me 1976 nisi rrugëtimin në profesionin e gazetarisë në Rilindje, ku punoi deri në ndalimin e saj, për të vazhduar në gazetën “Koha Ditore”, ku ushtroi detyrën e kolumnistit e të redaktorit të rubrikës së ekonomisë, e pastaj ishte edhe drejtues i emisionit për ekonomi në Kohavision. Rexhepi ndërroj jetë në moshën 64 vjeçare”.
AGK ju ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të ish-gazetarit Ibrahim Rexhepi.