Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shpallur çmimet vjetore.
Gazetari i vitit është zgjedhur Vehbi Kajtazi nga Insjader. Ai është shpërblyer për punën e tij gjatë vitit 2016 për raportimet rreth temave me interes të lartë për opinionin publik.
Storia e vitit është zgjedhur “Klinika ku verbërohen fëmijët” me autor Alban Selimi nga gazeta “Zëri”.
Në njoftimin e AGK-së thuhet se kjo storie kishte nxitur një debat të gjerë në opinionin publik duke shpërfaqur problemet të mëdha në shëndetësinë kosovare, transmeton Klan Kosova.
Në kategorinë fotografia më e mirë ka triumfuar, fotografia e autorit Petrit Prenaj e publikuar në revistën “Flatra”. Kjo fotografi është cilësuar si më e mirë për shkak të mesazhit që ka transmetuar.
