Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve të gazetarit Rrok Berisha, për vdekjen e tij.
Nga AGK thonë se e morën me pikëllim mori lajmin për vdekjen e gazetarit në moshën 62 vjeçare.
"Karrierën e tij prej gazetari e kishte filluar në vitin 1978 në Radiotelevizionin e Prishtinës deri në mbylljen e dhunshme të këtij mediumi në vitin 1990".
Ja telegrami i plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim mori lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur, Rrok Berisha, në moshën 62 vjeçare.
Karrieren e tij prej gazetari e kishte filluar në vitin 1978 në Radiotelevizionin e Prishtinës deri në mbylljen e dhunshme të këtij mediumi në vitin 1990.
Gazetari Rrok Berisha përmes shkrimeve politike e kishte sfiduar aparteidin etnik të instaluar nga regjimi i Milloshoviqit përgjatë viteve të 90-ta.
Rrok Berisha, gazetar, politikan dhe poet, vdiq sot në rrethana kur profesioni i tij i parë, gazetaria ka nevojë për dijen dhe përvojën e tij, për ta bërë atë të denjë për një shoqëri demokratike.
Vdekja e tij do të thotë humbje e madhe për gazetarinë dhe opinionin publik. Me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë, i shpreh ngushëllime familjarëve, të afërmeve dhe miqve të të ndjerit Rrok Berisha.