Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për ndër të 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit ka organizuar një aksion protestues para objektit kryesor të qeverisë në sheshin ''Skënderbeu'' në Prishtinë.
#Folmosutut është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencës për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit për Penalizimin e Fyerjes dhe Shpifjes në vendin tonë, njofton Klan Kosova.
“Ne ftojmë të gjithë ithtarët e mediave të lira dhe lirisë së shprehjes që të bashkohen në aksionin tonë”, thuhet në njoftimin për media të AGK-së.
Ky organizim do të bëhet në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.
Organizimi do të mbahet më 3 maj, nga ora 12:00.