Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, që seanca për shqyrtimin fillestar në rastin Prokuroria Speciale kundër Sali Mekajt, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit të mbahej me dyer të mbyllura për publikun.
."Kryetari i trupit gjykues vendosi, sipas propozimit të avokatëve, të mbyllet ky gjykim për publikun.AGK me shqetësim ka pranuar informatat nga komuniteti i gazetarëve për vendimin e gjykatës që të përjashtojë publikun. Gazetaret ende nuk kanë qasje në aktvendimin me shkrim, siç parashihet me Kodin e Procedurës Penal".
"AGK konsideron se me mbylljen e këtij gjykimi, Gjykata Themelore ka vepruar në kundërshtim me konventat ndërkombëtare pasi që ekziton inters i madh publik që ky gjykim të jetë i hapur.
"Parimet e transparencës dhe e drejta e mediave që të informojnë publikun duhet të vihen përpara interesit të vet akuzuarit dhe familjes së tij. Nuk është obligim i mediave që të mbrojnë autoritetin e të akuzuarit, i cili si një zyrtar i lartë i shtetit është dashur të jetë një shembull"
Ky asociacion pret nga kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi që të udhëzojë kryetarin e trupit gjykues në këtë rast Shasivar Hoti të hapë seancat gjyqësore.
Po ashtu kërkohet nga prokurorja speciale Drita Hajdari që në seancën e radhës të kundërshtojë mbylljen e gjykimit, transmeton Klan Kosova.