Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës angazhon avokat për përfaqësimin e gazetarëve
Yll Zekaj është angazhuar si avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e dhënë të Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe se kjo do të mundësohet me angazhimin e Zekajt.
"AGK-ja, ju inkurajon që t’i raportoni rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve. Shqetësimet apo kërkesat për konsultime mund t'i adresoni në këtë e-mail: asociacioniigazetareve@gmail.com", thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.