Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar pengimin e ekipit të televizionit Klan Kosova, i cili u tentua të ndërpritej gjatë raportimit të një tentim vrasjeje në Strellc të Deçanit.
Në reagimin e saj, AGK fton Policinë e Kosovës, të nisë punën për identifikimin e individit në fjalë, transmeton klankosova.tv.
Reagimi i AGK-së
''Pengohet ekipi i Klan Kosovës në Strellc
Një ekip i televizionit, Klan Kosova – gazetarja Gremisa Latifi, kameramani Arbnor Ibriqi dhe shoferi, Gazmend Salihu janë penguar fizikisht nga një invidid, gjatë një raportimit direkt nga fshati Strellc, në komunën e Deçanit.
Një person ka dalë nga vetura dhe i ka sharë gazetarët duke kërkuar që ata të mos xhirojnë.
AGK-ja e dënon këtë kërcënim dhe e fton Policinë e Kosovës, të nisë punën për identifikimin e individit në fjalë. Gazetarët duhet të lejohen që të bëjnë punën e tyre të papenguar, në interes të inforimit të publikut''.